TIRANE

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, gjatë inspektimit me Task Forcën për të parë nga afër respektimin e masave të kushtëzuara të hapjes, në një qendër tregtare në Tiranë. Sipas Rukos, këto masa duhen forcuar edhe më shumë.

“Numrat na tregojnë se rreziku i pandemisë nuk ka kaluar, madje ka një shqetësim në rritje. Ndaj masat duhen forcuar dhe vigjilenca duhet shtuar. Askush nuk do të ngelet pa u inspektuar dhe pa marrë masat kundër COVID. Masat e hapjes janë të kushtëzua. Ne duhet të shijojmë me përgjegjshmëri këtë liri dhe të jemi të ndërgjegjshëm”, tha Kuko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb