Mbi 428 mijë qytetarë kosovarë janë vaksinuar kundër COVID-19. Teksa Kosova po përballet me rritje të dukshme të rasteve me koronavirus, duke bërë që të rritet numri i vaksinimeve ditore.

Në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive. “Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës. Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtu pandeminë të cilës nuk po i dihet ende fundi.

Kujtojmë se në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa COVI-19

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: