Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, sot do të hapet dhe pavioni i tretë i spitalit COVID 3. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga burime brenda Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Bëhet e ditur se ky pavion ka një kapacitet prej 50 shtretërish.

Po ashtu, të njëjtat burime i thanë “BalkanWeb” se brenda javës pritet të hapet dhe spitali COVID4, ku do të trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtrerët. Kujtojmë se ditën e djeshme bilanci i rasteve me COVID ishte i rëndë, ndërsa u identifikuan 737 raste të reja si dhe 13 persona humbën jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: