Me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, qeveria serbe ka miratuar masat e reja anti-covid. Mësohet se këto masa shtesë, duke iu paraprirë situatës, do të jenë në fuqi deri në 18 korrik, ndërsa shërbejnë vetëm për Beogradin, i cili ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Me këto masa, të gjitha kafenetë që nuk kanë pasur hapësira jashtë, do të mbyllen për dy javë si dhe konviktet.

Mes të tjerash, do të gjobiten të gjithë qytetarët që nuk mbajnë maska në ambientet e mbyllura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb