Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar faktin e javës së kaluar se Shqipëria përjetoi një rritje të rasteve të COVID-19 me 15% si dhe një rënie të lehtë të testimeve tek qytetarët.

Basha thotë se Rama vijon me vjedhje dhe gënjeshtra ndërkohë që njerëzve u duhet mbështetje dhe ndihmë.

Ai edhe njëherë bën thirrje pasi koha nuk pret më, dhe plani antikrizë i PD ndihmon në këtë kohë çdo shqiptar që ndodhet në vështirësi prej pandemisë.

Dy faktet e javës që lamë pas i evidentoi VOA, artikullin e të cilës e ka shpërndarë dhe vetë Basha përkrah statusit, ku theksohet se java që lamë pas krahasur me një të mëparshme shënoi rritje të rasteve me 15%, 4 viktima më shumë dhe më pak testime nga autoritetet shëndetësore.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb