Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin infektiv, ministria e Shendetesise ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin ‘Covid 3’ në mbështetje të spitalit infektiv.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish ndërsa mësohet se kapacitetet e ketij spitali jane 150 shtretër.

Po ashtu ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion edhe spitalin ‘Covid 4’ në rast nevoje si dhe do të aktivizohet edhe skenari i spitaleve rajonale.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: