Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 u shpreh se nuk beson në një vendim të dytë të qeverisë për një mbyllje pasi sipas saj vendi nuk e përballon dot këtë.

Xhunga duke analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri, theksoi se këtë herë prioritet do të jetë ekonomia, kurse për shëndetin qytetarët duhet të kenë përgjegjësi individuale për veten e vet.

Gazetarja thotë se me rihapjen mund të prekesh kudo me koronavirus, masat nuk po respektohen kurse protestat janë më të mundshmet për t’u infektuar.

”Institucionet nuk janë të paprekshme. Janë njerëz që punojnë si njerëz që rrinë në shtëpi. Jemi të lodhur nga karantina, i druhemi faktit që do hyjmë përsëri, nuk duhet të hyjmë përsëri. E trajtojnë si diçka që do vetë qeveria t’i mbajë mbyllur. Gjeneralin e frikshëm të ’97, Nehat Kullën e vrau pikërisht COVID-i. Gjithkush mund të infektojë. Jemi hapur, përqafohemi, puthemi, shkojmë në dyqane, parukeri.

Nuk respektohen masat më. Vura re në mëngjes. Shkova në bankë, vura maskën. Dola nga banka hoqa maskën, unë vetë futem tek njerëzit që duhet ta vendos kur më urdhërojnë. Po përhapet vazhdimisht dhe besoj që do të vijojë të përhapet. Patjetër edhe protestat mund të jenë shkak. Protesta është mënyra më e mirë për ta marrë. Por nuk mendoj se është vetë protesta.

Qeveria nuk ka për ta mbyllur përsëri. Financiarisht dhe mendërisht njerëzit nuk e përballojnë dot më. Me pagat e luftës u krijua një normalitet, frika e madhe iku. Ramë në kolaps që nuk ia dinim fundit. Për shëndetin e gjithësecili të mbajë përgjegjësi kushdo për veten, prioritet do i jepet ekonomisë. Historia ka treguar një mësim që nuk po e mësojmë. Gripi spanjoll, kinez, vrau përsëri pasi u rikthye. Edhe tek ne është një situatë absurde.”- tha Rudina Xhunga.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb