TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar disa persona.

Burime zyrtare bënë me dije se 6 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 1 shtetas për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Sakaq, janë pezulluar 39 leje drejtimi ku nga këto 16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 21 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. Po ashtu, 2 leje drejtimi janë pezulluara për kalim të afatit, ndërsa 47 drejtues mjetesh u dërguan në OASH.

Të njëjtat burime theksuan se u vendosën 12 masa administrative për rrip sigurimi dhe shkelje semafori dhe përdorim të celularit, ndërsa 13 drejtues mjetesh u këshilluan për shkelje të lehta të kodit rrugor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: