SHBA

Me rritjen e të infektuarve nga koronavirusi Presidenti amerikan Trump ka bërë dhe testin e 2-të për koronavirus.

Ai ka rezultuar përsëri negativ siç raportuan mediat amerikane. Në fakt Trump iu nënshtrua testit koronavirus më shumë se 2 javë më parë pasi kishte kryer një takim në Florida me homologun brazilian Bolsonaro.

Kreu i Shtetit të Brazilit pas takimit në Florida së bashku me një këshilltarin e tij rezultuan pozitivë dhe prandaj edhe Donald Trump kreu testin.

Nuk janë të pakët numri i zyrtarëve kongresmenë dhe senatorë që janë prekur nga COVID-19 në SHBA.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb