Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News 24, duke folur për pandeminë e koronavirusit, u shpreh se masat e qeverisë kanë qenë të duhura.

“Mund të themi se është fillimi i kurbës në rritje. Unë gjykoj që masat e qeverisë kanë ndikuar mjaft mirë. Duheshin këta masa, pasi kemi të bëjmë me epidemi dhe duhet mbajtur distanca sociale. Mendoj se trajtimi me këtë situatë ka qenë shumë i mirë. Është e ngutshme të flasim tani për bilanc, por për bilanc duhet folur vetëm në fund. Vdekshmëria apo sëmundshmëria thuhet në fund”, tha Brokaj.

Sabit Brokaj thekson se rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit.

Flitet në mënyrë pozitive për testimin. Është mirë për më shumë informacion, por në përfundim trajtimi i sëmundjes fillon me izolimin. Moshat e reja janë më të mbrojtura. Kjo është statistikisht e dukshme në cdo vend. Rritja e temperaturave pret jetëgjatësinë e virusit.  Unë mendoj se viroza me kohen do të shuhet”, tha Brokaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb