Për Marash Kumbullën është thënë shumë në muajt e fundit. Flitet për klube të mëdhenj që mbajnë radhën për të marrë shërbimet e tij dhe për oferta të denja për kampionë. Asnjë ekzagjerim, pasi konfirmimi për kualitetin e mbrojtësit shqiptar vjen edhe nga numrat.

Egilhsmxkaa9dxh
Egilhsmxkaa9dxh

Janë ato të “Transfermarkt”, siti i specializuar për merkaton, që vlerëson kartonin e futbollistit të Veronës 25 milion euro. Më shumë se kaq, ajo që bie në sy është rritja rekord e kësaj shifre në vetëm pak muaj.

Kumbulla
Kumbulla

Si pasojë e paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon të Serie A që kanë ndezur intresimin e shumë klubeve të mëdhenj të europës, vlera e Marash Kumbullës është rritur nga 10 milion euro në dhejtor të vitit 2019 në 25 milion euro aktualisht.

Strakosha
Strakosha

Mbrojtësi është shqiptari më me kartonin më të shtrenjtë në Serie A bashkë me Thomas Strakoshën. Portieri i Lazio ka gjithashtu rritje në vlerësimin financiar, i llogaritur gjithashtu 25 milion euro.

Gjimshiti
Gjimshiti

Një tjetër futbollist shqiptar në Serie A që është rivlerësuar maksimalisht në merkato është Berat Gjimshiti. Titullar në sezonin fantastik të Atalantës, kartoni i mbrojtësit kushton 15 milion euro. Të mëndosh që vtëm në dhjetor të vitit të shkuar, ai vlerësohej vetëm 1.5 milion euro.

Hysaj
Hysaj

Ndryshon diskutimi për Elseid Hysaj. Zgjedhjet teknike te Napoli kanë penalizuar kapitenin kuqezi, që sipas “Transfermarkt” kartoni i tij kushton 16 milion euro. Që nga qershori 2018 kur vlerësohej 25 mlion euro, vlera e Hysaj në tregun e transferimeve ka rënë.

Berisha
Berisha

Edhe Etrit Berisha njeh rënie në vlerën e tij në tregun e futbollit. Nëse në qershor të 2018 kartoni I portierit kushtonte 7 milion euro, tashmë ai vlerësohet 3 milion euro.

Ndoj
Ndoj

Konstante është vlera e Emanuele Ndoj. Kartoni i mesfushorit që luan me Brescia kushton 3 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb