Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se vala e re e pandemisë është tashmë fakt në Shqipëri.

Sot u regjistruan 921 raste të reja me COVID-19, por për Vasilin janë mbi 2 mijë për shkak se Shqipëria bën shumë pak testime.

Ai thekson se situatën po e precipiton mosveprimet e qeverisë ndërsa ka dhënë edhe 11 hapat që duhet të kthehen në masa për të përballuar pandeminë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

VALA E RE E PANDEMISE ESHTE TASHME FAKT I KRYER !!!!

Jemi realisht ne nje vale te re shume serioze te Pandemise nga Covid- 19.

Sot u vertetuan 921 raste te reja me Covid dhe rritja nuk ndalet.

Testimet per numer popullsie tre here me pak se Kosova.

Shqiperia 6128 testime ndersa Kosova 12400 testime. Kosova 6 mije testime per 1 milion banore ndersa Shqiperia tre here me pak vetem rreth 2 mije per 1 milion banore.

Kjo do te thote qe realisht ne Shqiperi jane mbi 2 mije raste te reja me Covid ne dite.

Kjo eshte shume dukshem me lart se edhe numrat ne valen e pandemise, qe lame pas.

Vala e re e pandemise eshte FAKT dhe per fat te keq shifrat jane kritike ende pa hyre ne vjeshte dhe ne dimer.

Koha nuk pret!!

Çdo dite e humbur sic po tregohet qarte po e rendon shume rende situaten.

Po jua rikujtojme cdo dite, por mosveprimet po e precipitojne shume rrezikshem situaten.

Ka disa momente qe duhen vleresuar e vendosur me shume urgjence si:

1.Rikonceptimi ne themel i strategjise lidhur me variantin delta sepse strategjia me perzierje vaksinash te certifikuara dhe me te tjera me efekt teper te pasigurte dhe butaforia me oren policore jane handicap serioz per perbalkimin e situates.

2.Vazhdimi i testimeve masive eshte i nje dobie ekstreme ne kete situate te re te perballjes me variantin Delta.

3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve ne kufi sipas modeleve te njohura bazuar ne reciprocitetin simetrik te masave te vendeve te origjines nga vijne udhetaret.

4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimijane hapa kruciale vecanerisht ne kete moment te ri duke izoluar ne menyre efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rrepte kete kete izolim. Nenvleftesimi dhe lenia pas dore i ketyre kater hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shendetesor dhe ka nxjerre situaten nga kontrolli.

5.Ndjekje preferenciale te rasteve te reja, por qe jane pjese e grupeve te riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara per Covid mes ketyre grupeve.

6.Vaksinimi me vaksina te certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i te gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave te vaksinuar me CoronaVac duke administruar se paku nje doze prej vaksinave te mesiperme.

7.Vendosja perdorimit te maskave cilesore mjeksore ne trasportin publik por edhe ne ambiente te mbyllura.

8.Heqjen dore menjehere nga improvizimet ne menyren e rifillimit te shkolles ne ambientet shkollore duke hartuar nje strategji te qarte, efektive dhe te monitoruar ne nje situate kur eshte vertetuar katerciperisht qe edhe femijet preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojne ate

9.Hartimi i parashikimit strategjik per vendosjen ne kohe te masave e kufizimeve te arsyeshme, larg butaforive te meparshme te ores policore e te tjera masa absurde, duke perdorur modele kufizimesh te provuara europiane, qe kane rol pozitiv ne kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid.

10.Rritja i kapaciteteve spitalore dhe perforcimi teknologjik i spitaleve per perballimin e Covid.

11.Perdorimi i protokolleve nderkombetare te mjekimit dhe sigurimit te barnave dhe plotesuesve reanimatore te ketyre protokolleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb