Me sa duket 2020 ka kthesë në financat e Shigjetarëve që për hir të së vërtetës nuk kanë pasur një vit të mirë në 2019. Për Bricjapin parashikohen ndryshime. Si do jetë 2020 për këto dy shenja të horoskopit në punë, familje e dashuri? Ky është parashikimi nga Jorgo Pulla.

 SHIGJETARI
Të përgjithshmet: Sipas parashikimit për shenjën e Shigjetarit për vitin 2020, pozicionet e planetëve në fillim të vitit luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e punës dhe të ekonomisë si dhe në gjëra të përgjithshme gjatë gjithë vitit. Në të njëjtën kohë, Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri hyjnë në Bricjap. Sidoqoftë, Jupiteri dobësohet kur hyn në Bricjap në fillim të vitit. Të gjithë planetët janë në shtëpinë e 2-të të zodiakut e cila ka të bëjë me financat dhe marrëdhëniet. Prania e Saturnit këtu është të sjellë mençuri dhe paqe në punë dhe në ekonomi. Meqenëse planetët janë në shtëpinë e 2-të që lidhet direkt me paratë, Saturni e lejon Shigjetarin të përdorë mençurinë e tij në transaksionet financiare këtë vit. Ka të ngjarë të shihni një rritje të të ardhurave. Këtë vit, ju duhet t’i kushtoni vëmendje familjes tuaj ose marrëdhënies dhe çështjeve që e shqetësojnë atë. Rritja e vëmendjes për marrëdhënien tuaj do të rezultojë e dobishme. Për juve që jeni në pune private do të keni mundësi të një rritjeje ekonomike këtë vit. Nga ana tjetër, për juve që jeni sipërmarrës biznesesh, ka të ngjarë të arrini një marrëveshje fitimprurëse me një kompani apo klient të madh. Në fillim të shkurtit, do të jeni dëshmitarë të produktivitetit dhe përparimit në punën tuaj. Sidoqoftë, në mes të shkurtit bizneset do të fillojnë të kenë rritje në çdo aspekt. Mërkuri në Ujor përmes shtëpisë së 3-të të zodiakut jua bën pak të vështirë çështjet që doni të ecni përpara. Por kjo është e përkohshme. Pas kësaj kohe, gjërat kanë filluar të rikuperohen dhe fitimet e biznesit janë rikthyer. Pas 10 Marsit, Mërkuri është përsëri në rrugën e duhur ndërsa është në Ujor. Sipas parashikimeve astrologjike të Shigjetarit në vitin 2020, rreth mesit të prillit, për shkak të lëvizjes së Mërkurit në Dash, mund të pritet një fillim i ri në punën tuaj. Një blerje, një udhëtim i largët është më se i mundur t’ju realizohet. Mund të jetë një biznes apo punë e re, një marrëdhënie e re, një shëndet më i mirë ose ndonjë gjë tjetër që ka të bëjë me jashtë. Çfarëdo që të ndodhë, mos u shqetësoni fare se gjithçka e keni nën kontroll. Edhe nëse hasni disa vështirësi, i keni të gjitha mundësitë për t’ia arritur qëllimit tuaj. Një tjetër bashkëpunim i madh vjen në lidhje me hyrjen e Afërditës në Binjakët përmes shtëpisë së 7-të. Kjo lëvizje mund të mos jetë ideale pasi mund të keni një rritje të vazhdueshme dhe një jetë të stabilizuar. Prandaj, mbani kokën lart dhe përballuni me sfidat që vijnë në rrugën tuaj. Marsi hyn në Dash nga 29 qershori në shtëpinë e 5-të, e lidhet gjithashtu me investimet. Kjo lëvizje ju bën të ndiheni superior në punën tuaj, kështu që planifikimi i duhur në punë është thelbësor. Durimi është çelësi i suksesit dhe duhet të jeni absolutisht i durueshëm në këtë fazë.

Dashuria: Për të studiuar horoskopin e Shigjetarit në vitin 2020, le të ta shpjegojmë nga fillimi. Afërdita lidhet drejtpërdrejtë me të qenit komandant i shtëpisë së 11-të. Merkuri, planeti i komunikimit, është sundimtari i shtëpisë së 7-të, përgjegjës për suksesin e marrëdhënieve. Të dy planetët ju favorizojnë këtë vit. Në fillim të këtij viti, njerëzit e pamartuar mund të mos shohin ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre. Sidoqoftë, më 4 prill, kur Afërdita hyn në Binjak deri më 13 maj, gjërat ndryshojnë në mënyrë drastike për ata që janë vetëm. Nëse i bëni një sugjerim dikujt që ju pëlqen, ka shumë më shumë të ngjarë të merrni një “po” të qartë në vend të një “mbase” të paqartë. Është e sigurt që shumica e Shigjetarëve nga tani i kanë të gjitha mundësitë. Për juve të palidhurit do ta gjeni partnerin tuaj  të jetës në vitin 2020. Periudha midis 13 majit dhe 25 qershorit duket pak e ndërlikuar, duhet pak kujdes në këtë periudhë. Mund të ketë konflikte ose mosmarrëveshje në marrëdhënie. Mos premtoni ose bëni ndonjë angazhim në këtë kohë, pasi nuk do të japë rezultatet e dëshiruara. Sidoqoftë, periudha nga 29 qershori deri më 10 shtator mund të sjellë një pasion të madh në marrëdhënie. Mund të presësh një fillim, diçka të re ose të përfundosh një lidhje me probleme. Në përgjithësi, këtë vit, është vit perfekt në dashuri dhe në lidhje të reja për juve që nuk keni diçka të sigurt, duke parë gjërat me logjikë dhe jo me emocione. Njerëzit që dëshirojnë të martohen, më në fund mund të marrin mbështetjen e lakmuar të planetëve që vijnë në mes të nëntorit. Nëse gjërat shkojnë mirë në marrëdhënien tuaj, ju mund të shihni veten në ceremoninë e dasmës më shpejt se sa pritej.

Karriera dhe financat: Siç e dimë, Jupiteri shikon shtëpitë e 10-të dhe të 6-të të Shigjetarit për pjesën më të madhe të vitit 2020. Shtëpia e 10-të merret me punësim, profesion, ndërsa shtëpia e 6-të merret me të ardhura nga puna dhe jetesa. Pavarësisht nëse jeni sipërmarrës apo punonjës, Jupiteri ju jep bujarinë dhe ju  favorizon shumë këtë vit. Sipas horoskopit profesional të Shigjetarit në vitin 2020, do të ketë perspektivë të shkëlqyeshme pune për juve qe jeni punonjës dhe mundësi të konsiderueshme dhe për juve qe jeni sipërmarrës. Një këshillë e mirë është të vazhdoni të punoni shumë derisa të arrihet suksesi. Është një vit shumë produktiv për juve të kësaj shenje. Për juve që merreni me punë shtetërore ka më shumë të ngjarë të shihni që të ardhurat të rriten si dhe shpërblimet nga puna juaj. Biznesmenët do të ketë një rikuperim në treg dhe disa marrëveshje të mira janë në rrugë të mbarë këtë vit. Siç mund ta shihni, gjërat duken të shkëlqyera në karrierën tuaj. Sidoqoftë, jo çdo ditë është gjithmonë rozë për sa i përket përgjegjësive të ditës. Do të ketë disa muaj që nuk do të shkojnë mirë. Në veçanti, periudha nga fillimi i prillit deri në javën e parë të gushtit duket se është e ndërlikuar por jo problematike. Për juve që merrni përsipër punë të ndryshme mund të duhet të punoni jashtë orarit për të mbaruar punën tuaj brenda afateve të kërkuara. Sipas parashikimeve të Shigjetarit 2020, sipërmarrësit duhet të kujdesen për marrëdhëniet e tyre me klientët. E gjithë kjo mund të tingëllojë pak irrituese dhe t’ju bëjë pak skeptik. Por, mbani mend se vështirësitë nuk duhet t’ju shqetësojnë por do përfitoni sepse dini t’i stabilizoni. Mos e humbni durimin tuaj. Për më tepër, statistikat kanë treguar se jeni njerëz që dini t’i jepni zgjidhje gjërave të vështira. Që nga mesi i gushtit situata është përmirësuar ndjeshëm dhe gjithçka kthehet në normale kështu që nuk keni pse të shqetësoheni fare në këtë aspekt.

BRICJAPI
Të përgjithshmet: E filloni vitin 2020 me çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me shumë ndryshime pune dhe rëndësi të veçantë në lidhje me disa kontrata shumë të rëndësishme për t’ia arritur. Sundimtari juaj i zodiakut, Saturni, duket se është në një linjë me Mërkurin dhe me Jupiterin në një vend paksa të dobët për periudhën që ndodhet në shenjën tuaj. Të dy planetët takohen në shtëpinë e parë të shenjës suaj të zodiakut, e cila ndërlidhet me karrierën. Këtu, mund të thuhet se vendosja e dy planetëve është veçanërisht e dobishme për ju, pasi garanton rritjen e punës dhe ekonomisë dhe në çështjet e rëndësishme personale. Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe ka të ngjarë të përziheni me një rreth të ri shoqëror. Kjo ka të bëjë dhe me jashtë, sidomos me Gjermaninë dhe Anglinë, ku do të ndiheni më të plotësuar në planet që juve keni në mendje.  Është një kohë ideale për të përparuar ëndrrat tuaja dhe për të arritur qëllime si në frontet profesionale ashtu edhe në ato financiare.

Nëse jeni të punësuar, ka të ngjarë të merrni një rritje ose një bonus nëse punoni shumë. Sidoqoftë, sipas horoskopit të Bricjapit 2020, do të ketë edhe periudha jo të mbara por kjo është kalimtare dhe jo problematike. Ndryshimi i punës tuaj aktuale nuk është i përshtatshëm të paktën deri në 11 Shkurt. Përmirësoni efikasitetin tuaj për të arritur suksesin e dëshiruar. Së bashku me karrierën tuaj, kujdesuni për mirëqenien tuaj me shumë kujdes. Menaxhoni si duhet paratë tuaja. Shëndeti, familja, fëmijët dhe miqtë tuaj kanë nevojë për vëmendje nga ju, kështu që kushtojini vëmendje gjërave që juve i keni më shumë për zemër. Shpenzimet tuaja mund të rriten këtë vit për familjen, shëndetin dhe faktorë të tjerë të ngjashëm. Ata që janë martuar ose në njohje apo lidhje këshillohen të jenë të kujdesshëm këtë periudhë. Si çift mund të jeni nën presion të vazhdueshëm për një arsye ose një tjetër. Nëse problemet janë të mëdha, tregohuni të durueshëm dhe bisedoni me partnerin tuaj për të gjetur zgjidhjet që ju nevojiten. Pak vëmendje më tepër duhet të bëni në datat 11/01 deri më 17/1.

Dashuria: Parashikimet astrologjike për sferën sentimentale të Bricjapit 2020, zbulojnë se viti po fillon me një ritëm ku gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç duam ne. Por, me kalimin e kohës, diçka interesante vjen së shpejti. Nëse jeni beqar, nga 4 prilli e tutje, marrëdhënia emocionale për të cilën ëndërroni mund të bëhet realitet. Siç tregohet në horoskopin e Bricjapit në vitin 2020, duket se shumë gjëra kanë për të ndryshuar në jetën tuaj sidomos nga mesi i Marsit. Nëse keni një lidhje serioze, marrëdhënia më e rëndësishme në jetën tuaj do të jetë afër muajit Prill dhe Maj, dy muaj perfektë për lidhje serioze. Me ata të cilat planifikoni të martoheni mund t’i realizoni në gjysmën e dytë të vitit. Qëndroni të qetë dhe nëse planifikoni të martoheni ose zyrtarizoni marrëdhënien tuaj, përpiquni ta bëni atë midis 13 majit dhe 25 qershorit. Nga 29 qershori, Marsi hyn në Dash dhe ju mund të përjetoni momente pasionante me të dashur/in/ën tuaj. Shijoni ato momente, pasi gjërat atëherë marrin një kthesë tjetër. Midis 10 Shtatorit dhe 14 Nëntorit mund të bëni pak kujdes. Mos u nxitoni në marrje vendimesh sepse mund të keni dhe keqkuptime. Mundohuni të jeni sa më të komunikueshëm sepse është shumë e lehtë të krijoni debate. Vetëm një shkëndijë duhet për të ndezur një zjarr që është vështirë për t’u shuar! Mbani temperamentin tuaj dhe shmangni konfliktet gjatë asaj kohe. Në fund të fundit, kjo është e përkohshme, nuk keni pse të shqetësoheni, gjithçka kthehet në normale dhe gjithçka do të jetë përsëri si me parë me partnerin tuaj. Për ta përmbledhur, fillimi i vitit sjell ngrohtësi dhe harmoni të jashtëzakonshme në marrëdhëniet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çifte të dashur, por edhe për familjen tuaj. Kujdesuni për të dashurit tuaj, veçanërisht për  motrat më të vogla, nëse keni. Periudha midis 4 Prillit dhe 13 Majit duket të jetë ideale për zgjidhjen e çështjeve të zgjatura në pritje të çdo lloj marrëdhënieje.

Karriera dhe financat: Në vitin 2020 sundimtari i zodiakut tuaj, Saturni është në shtëpinë e 2-të. Kjo shtëpi është e lidhur direkt me financat e Bricjapit. Ky pozicion i Saturnit është shumë i rëndësishëm për sa i përket financave dhe parave. Në fillim të vitit, Saturni është në Bricjap me Jupiterin e zbehtë dhe Mërkurin komunikues. Kjo renditje është një vendosje ideale e planetëve për sa i përket fluksit të të ardhurave dhe stabilitetit financiar. Sidoqoftë, për sa i përket karrierës ose investimit tuaj në vitin 2020, kur Saturni lëviz në Ujor në 23 Mars në shtëpinë e 2-të, gjërat mund të jenë ashtu siç dëshironi që ata të jenë në interesin tuaj. Në lidhje me anën ekonomike mund të ketë disa ulje-ngritje këtë vit, pasi planetët ndryshojnë pozicionet gjatë gjithë vitit. Është pak e vështirë të kurseni para këtë vit dhe kjo mund të jetë një problem për stabilitetin tuaj financiar. Sa i përket parashikimeve astrologjike për karrierën tuaj, ju duhet të tregoni përgjegjësi për punën tuaj dhe të jeni të durueshëm. Pozicioni i Saturnit në shtëpinë e 2-të sjell mençuri për ata që merren me financë. Kjo do të thotë që në jetën tuaj të përditshme do të ketë organizim, planifikim dhe menaxhim të parave. Sidoqoftë, Bricjapët pritet të kenë përfitime të konsiderueshme financiare këtë vit por në kohë të ndryshme. Rreth mesit të Majit, Saturni hyn në një kurs retrograde me Jupiterin deri më 29 shtator, kur kthehet në një kurs të duhur. Ne ju këshillojmë në atë kohë të shmangni rreziqet ose të merrni vendime të rëndësishme financiare në mënyrë që të mbroni ekonomitë  tuaja. Përmirësime të konsiderueshme do të vërehen nga nëntori e tutje.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb