Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare.

Teksa ka folur në “Këshillin Ekonomik Kombëtar”, shefi i qeverisë theksoi se duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në arsim, ushtri, por edhe në sektorin e shëndetësisë.


“Deficiti dhe borxhi të jetë nën kontroll. Nga ana tjetër të kenë gjithnjë soliditet në raport me tërësinë e buxhetit. Ndryshe nga më parë kur financoheshin përmes huave. Në buxhetin e parë, ne kishim detyrimin për të shlyer për stokun e një borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe nga ana tjetër me kërcënimin e  një kolapsi të sistemit të sektorit të energjisë. Këto dy pesha kanë qenë  shumë të rënda për këmbët tona. Pas kësaj, nxitja e investimeve dhe punësimit. Çdo buxheti i radhës është më i madh se paraardhësi, sepse vendi rritet në vite, por buxhetet kanë qenë më të larta se një viti më parë. Brenda strukturës së buxhetit, ju do të shihni se nuk është vetëm më i madh, por edhe rritja e të ardhurave është domethënëse në krahasim me një viti më parë”, theksoi Rama.

Sipas Ramës, ky buxhet i cili do të hartohet për vitin e ardshëm ka një koeficent lirie më të madhe në veprim, falë menaxhimit i drejtë.

“Ky buxhet është i pari buxhet,  të cilin e hartojmë më një koeficient të kënaqshme lirie, pas shtrëngesave të forta që kemi patur në fillim. Të ardhurat e parashikuar, do të mbështesin në radhë të parë  disa politika sociale. Po përgatisim një takim për peshën e sociales për buxhetin tonë, duke marrë të gjithë volumin e marrë ndër vite. Është vërtetë për ne një arsyeje për të qenë krenar, por për shumëkënd një arsye për të qenë të suprizuar.  Për here të parë do të hyjë çeku i bebes, i transformuar nga një politikë simbolike, në një politikë, e cila bazohet tek solidariteti kuptimplotë”, theksoi Rama.

Shefi i qeverisë ka sqaruar përfitimet që marrin familjet me lindjen e binjakëve apo trinjakëve.

“Janë 30 mijë familje do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pak a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish i dyti dhe 24 për të tretin. Është shumë e qartë se në rastet e binjakëve do marrin si i dytë, ndërsa trinjakët llogariten si i tretë. Duke nisur nga 1 prilli, qëllon që është një ditë përallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi patur disa zhvillime pozitive për rritjen e pagave dhe kështu do të jetë sërish, për mjekët, mësuesit, dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më ta lartë”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb