Në Francë ka pasur një rritje rekord të kërkesave për punësime të reja, si pasqyrë e përkeqësimit drastik të gjendjes me tregun e punës për shkak të karantinës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri, theksuan burime pranë qeverisë.

Sipas Ministrisë franceze të Punës, në mars numri i aplikimeve për punësim nga qytetarët është rritur për 246 100, që është kërcimi më i madh që kur këto të dhëna filluan të regjistroheshin në vitin 1996.

”Kërkesat e qytetarëve për pagesa të kompensimeve për të papunët është rritur për 7.1 %, publikoi Ministria”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: