Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se beson që në muajt e ardhshëm OBSH të vendosë për përfshirjen e vaksinës ruse Sputnik V kundër Covid-19, në listën e përdorimit emergjent.

“Ne presim që së shpejti në Rusi të vijë një grup inspektorësh nga OBSH. Po ashtu shpresojmë që të miratohet Sputnik V për përdorim emergjent”, ka thënë ai.

Deri më tani shtatë vaksina kundër koronavirusit janë rekomanduar për përdorim urgjent nga OBSH.

Rusia po përballet me rekord të rasteve me koronavirus dhe një numër të lartë të viktimave.

Si masë parandaluese kundër Covid, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mbyllje një javore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb