Zv. kryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur në shumë problematika që i janë servirur vendit dhe ka treguar rrugën që ka ndjekur qeveria për përballimin e tyre.

Ahmetaj tha se janë bërë një sërë ndërhyrjesh në energji, si dhe në përballimin e pasojave që erdhën si pasojë e tërmeteve. Ai theksoi më tej, se në të ardhmen, Shqipëria jo vetëm do të sigurojë energji për përdorim vetjak, por edhe për të eksportuar në Evropë.

“Një diskutim për raportin e entit rregullator për energjinë është diskutim strategjik e jo unifikisht politik. Patjetër që çdokush nga ne mund dhe duhet të fusë ngjyrat e përgjegjshmërisë dhe pa përgjegjshmërisë politike ndër vite, por ngelet strategjik. Pse? Besoj se tashmë jemi të njohur me të dyja momentet e krizës energjetike.

Kam sjell jo pa qëllim raportin e fundit, i prillit, që ka të bëjë me tregun e produkteve në përgjithësi të fokusuara te produktet e energjisë dhe jo energjisë. Në këtë raport thuhet në rreshtin e parë që lufta në Ukrainë ka shkaktuar një rritje të pa precedentë çmimesh. Për hir të së vërtetës me qytetarët shqiptarë, një precedent të tillë me çmimet e energjisë, kemi pasur në 2008. Raporti i referohet me shumë kujdes kur thotë që ‘74, ’79 dhe 2008 kemi pasur kriza të kësaj natyre, ndërkohë që dallimisht mes 2008 dhe sot, qeveria e atëhershme nuk mori asnjë masë.

Çmimi shkoi drejtpërdrejt te qytetarët. Në 2008 kur çmimi i naftës shkoi 130 i brendit dollar në bursë, qeveria e atëhershme nuk mori asnjë masë. Do i kujtoja me shumë modesti dhe vërtetësi të gjithë deputetëve, ku i referohen pa të drejtë një ngjarje historike që nuk shtrembërohet dot, e vërteta është që qeveria jonë ka marrë masa me paketën e rezistencës që debati mund të jetë legjitim, është i pa mjaftueshëm etj, e zhvillojmë atë debat. Mendoj që është strategjike dhe do e ndaj me ju sërish drejtimin që ka marrë politika energjetike në vendin tonë. Kemi qenë të zbuluar para reshjeve, tekat e kohës dhe krizave të ndryshme na ka gjetur të pambrojtur. Çfarë po ndodh sot me energjinë?

Sot ka dy elementë të rëndësishëm, një është diversifikimi, ndaj e theksova që është strategjike dhe duhet ta mbështesim. Pra, po. Kemi burime ujore, patjetër. Kemi tekat e natyrës, patjetër dhe duet të diversifikohemi si po ecim. Po ecim me shpejtësi. Janë mega ëat të tëra që po ndërtohen që një ditë në 7 ditët që do të vijnë ne të jemi eksportues neto. Përpos kësaj nëse s’jemi për 7 vite, i bie që s’kemi bërë gjënë e duhur. Nëse nuk arrijmë për 7 vite të jemi eksportues neto s’kemi bërë gjënë e duhur. Ambienti dhe rritja e kapaciteteve energjetike në raport me krizat dhe në raport me nevojat në rritje. Sot të bëjmë një politikë të shkurtër të politikës energjetike. Cmimi u mor në 2005 4.4 lekë dhe shkoi 7.7 lekë për qytetarët, bizneset. Ishte 9 dhe shkoi 14. Ne praktikisht e njësuam me mesatare të ulët nën 9.5 dhe subvencionuam të gjithë qytetarët në nevojë. Ka qenë deri dje 45 mln dollar në vit, sot më lejoni t’ju them që për shkak të 5-fishimit të çmimit subvencioni. Sistemi duhet bërë më i zgjuar, atë që themi, kush harxhon më shumë paguan më shumë. Këto familje harxhojnë mbi 700 KW në muaj. Ne, 7500 biznese të tensionit të ulët do të duhet të kishim dalë në mëshirën e tregut që është agresiv. Është 18 KW, pra sërish nëpërmjet miksimit që ka bërë ministria së bashku me kompanitë energjetike arrin të subvencionojë të gjitha bizneset. Kjo është ndihmë sociale. Është politikë zhvillimore. Në të njëjtën kohë Skavica është në horizont, me një siluetë të detajuar mirë me partnerët amerikanë dhe optimizuar kaskadën e Drinit. Tërmetin studiojeni, hajde ta studiojmë së bashku, krizën e invazionit rus në Ukrainë dhe atë energjetike. Kjo qeveri ka reaguar menjëherë. Më thoni një moment që një qeveri tjetër ka ndërtuar shtëpi për ata që e gjetën veten në qiell të hapur dhe një qeveri tjetër që të ndërhyjë me këtë shpejtësi dhe të mos rrisë çmimin për bizneset e vogla. Kam pasur takim me përfaqësues të sekretariatit të energjisë dhe më janë shprehur: Shqipëria sot, realisht, thjesht po furnizon nevojat e veta energjetike, por në të ardhmen po punon edhe për sigurimin energjetike Evropiane nëpërmjet TAP-it në Vlorë e më tej”, tha Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: