Dy astronuatë amerikanë, Scott Kelly dhe Kjell Lindgren natën e djeshme kanë kaluar rreth tetë orë në shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, pasi ka pasur rrjedhje të gazit të rrezikshëm të amoniakut nga sistemi i ftohjes, ka thënë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA.

Sipas NASA, kjo rrjedhje që ka ndodhur gjatë rimbushjes së sistemit të ftohjes dhe normat e tij u rregulluan pas 7 orë e 48 minutash, kohë të cilën astronautët e shpenzuan duke shëtitur në hapësirë.

Kjo ishte shëtitja e 190-të në historinë tashmë 15 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Shëtitjet e tilla bëhen për përgatitjen e stacionit kozmik dhe mirëmbajtjen e laboratorit orbital. Një e tillë u bë dhe në vitin 2012 nga astronautët Sunita Williams dhe Aki Hoshide, ku dhe këta u larguan për shkak të rrjedhjes së gazit nga radiatori.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: