Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me marrjen e mandatit të deputetit nga katër kandidatë të LSI, por edhe të tjerëve që kanë dorëzuar forrmularin e dekriminalizimit në KQZ dhe janë në pritje të përgjigjes për pastërtinë e figurës.

Manjani shprehet se ata që i futën në lista këta emra, kanë përgjegjësi të rëndë politike para partive dhe votuesve të tyre dhe drejton gishtin nga Presidenti Ilir meta e kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërkohë që nga ana tjetër ai bën përgjegjës para Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama.

STATUSI I MANJANIT

Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rêndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fallco e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb