Një shpërthim gazi ka shkaktuar vdekjen e 4 personave në Poloni. Mësohet se në ndërtesë trekatëshe në qendrën e skijimit Szczyrkm është përfshirë nga zjarri.
Deri më tani, trupat e tre të rriturve dhe një fëmijë janë gjetur nën gërmadha, ndërkohë që dyshohet për të tjerë viktima.
Aktualisht rreth 100 zjarrfikës dhe 50 policë ndodhen në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)