Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin ‘Pikat mbi i’ u shpreh skeptik për situatën me të cilën ndodhet vendi, sidomos pas skandaleve të bërë publike së fundmi me të dhënat e pagave të qytetarë shqiptarë.

Gjatë bisedës në studio, Topi u shpreh se situata është kaotike dhe se Partia Socialiste i ka kapur të gjitha institucionet.

“Është një kohë kaotike, më thoni nëse mund të ketë argument më të fortë për ta interpretuar këtë lloj kaosi. Tani nëse pushtit politik është thjesht në funksion të qeverisje apo të shtetit. Në marrëdhënie qeveri-shtet njerëzit që bëjnë politikë moderne i japin prevalencë shtetit dhe  shtiti të jep garanci. Ndaj themi se vendet demokratike fuqizojnë institucionet e shtetit. Ndaj beteja është mes qeverisë dhe institucioneve të pavarura, pas vitit 2008. Por që pas këtij viti institucionet janë totalisht në dorë, parlamenti mazhorancën e ka diktuar nga kryeministri. Madje kanë penetruar deri në institucionet e sportit. A ka mbetur ndonjë pushtet që nuk e ka kapur PS? Sado dëshirës së tij kërkon t’i shkojë deri në fund, duhet të ketë një lloj autokontrolli, duhet të ketë frikë nga pushtetit. Unë e kam thënë se kur një opozitë është e dobët, patjetër do të dalin zëra oponentë edhe brenda PS, jam i bindur për këtë. Dhe nëse ajo nuk ndodh në opozitën politike ,mund të dalin brenda dhe atëherë do të ishte e rëndë. Larg qoftë nga ajo ditë,. Sepse ky vend e ka pasur dhe ka nevojë të ketë një të djathë moderne solide, në emër të shumë gjërave që u nisën për tu bërë dhe nuk u bënë”, u shpreh ish-Presidenti Bamir Topi.

Ndërsa analisti, Artur Zheji u shpreh se vendit i mungon meritokracia. Ai u shpreh se ky parim nuk respektohen në asnjë moment, kjo sipas tij sjell edhe atë kaos në të cilën është përfshirë vendi.

“Mungon meritokracia. Këtu është inekzistente. Këtu  bursa e trurit nuk ekziston, meritokracia e vlerave nuk ekziston. këtu ka vetëm m lëpirje, servilizëm…Njerëz me vlera, me vullnet me ambicie për të realizuar një segment të gjërave që marrin në dorë, kështu bëhet, Nuk bëhet thjesht Shqipëria e kullave. Ne çfarë prodhojmë? Ne nuk kemi asnjë markë reale tonën, nuk na beson asnjë fabrikë e madhe. Ende jemi vend i pabesueshëm. Pastaj të shohim se sa hemorragji ka ky vend…Sa njerëz të mençur që ikin”, tha më tej Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: