Erion Demiri, Inxhinier dhe ekspert i rrjeteve kompiuterike, ka folur në një lidhje ‘Skype’ me emisionin ‘Open’ lidhur me sulmet kibernetike.

Ai tha se mund te kemi rrjedhje të dhënash, por edhe ndryshim të dhënash dhe se çfarë hakerat kanë bërë në sistem mund ta thonë vetëm institucionet.

“Të gjitha të dhënat që janë marrë dhe që merren vazhdimisht, kalojnë në një skedë, pra ata e kanë një skedë se çfarë janë duke bërë.

Një herë që ne e morëm vesh, e morëm vesh në momentin që ata na u shfaqën në kompjuterat tanë. Vendosën ata të shfaqen dhe kur u shfaqën e kishin mbaruar punën që kishin ndërmend të bënin. Kemi dy gjera, kemi rrjedhje të dhënash, por mund të ketë dhe ndryshim dhe këtë mund ta thonë vetëm institucionet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb