TIRANË- Një telefonatë për rrjedhje gazi në një banesë në Yzberisht ka vënë në alarm forcat zjarrfikëse, të cilat brenda pak minutash janë gjetur në vendngjarje.

Mësohet se familjarët e një apartamenti kanë ndjerë erën e gazit dhe janë larguar nga banesa duke vënë menjëherë në dijeni zjarrfikësit. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evidentuar problemin, pasi fatmirësisht familjarët e kishin lënë banesën dhe nuk ka të lënduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: