PAKISTAN

Rrjedhje informacioni për ‘agjencitë  e huaja’, ndaj edhe dy oficerë të ushtrisë pakistaneze u dënuan me vdekje ndërsa një general i lartë u dënua me 14 vite burg për shkak të rrjedhjes së informacioneve, njoftoi sot ushtria. Gjenerali i ushtrisë Qamar Javed Bajëa, miratoi dënimet me vdekje për brigardierin Raja Rizëan dhe oficerin civil Ëasim Akram, si dhe dënimin me 14 vite burg për gjeneral-lejtnant Javed Iqbal, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ushtria e Pakistanit.

Oficerët u dënuan për shkak të “spiunazhit” dhe “rrjedhjes të informacioneve të ndjeshme për agjencitë e huaja që rrezikojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në kumtesë.

Megjithatë, në kumtesë nuk potencohen detaje të mëtejshme, duke përfshirë se cilat vende apo agjenci, të dënuarit i kanë furnizuar me informacione.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb