Gazetari Ferdinand Samarxhi shpreh dhimbjen e madhe që i krijoi ikja e parakohshme nga jeta e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

Në mesazhin e tij, Samarxhi thekson se edhe “në pikun e ngarkesës kur zhvillimet politike kulmonin, kurrë nuk ndjeva te Kasemi që për Zotin të mos flitej”.

Mesazhi i gazetarit Samarxhi:

Rrjedhshem lotet me rreshqiten, shpirterisht iu drejtova Zotit, shejtoreve, u ula ne gjunje per Mikun qe besoi dhe hapi dyert per Zotin. Krahas RTSH ekrani i News 24 do te behej shume shpejt dere e hapur per te gjithe besimet, ku une fillova te flas jo vetem per bektashianet, qe ai besonte dhe ishte i aq devotshem por edhe per myslimanet, per ortodokset, per katoliket dhe se fundmi, kur u ngrit ne rangun e komunitetit, dhe Vllazeria Ungjillore Shqiptare. S’kish as me te voglin paragjykim Drejtor Kasemi por vetem dashuri, njelloj, per te gjithe besimet.

Te gjithe te Zotit jane dhe ne te Zotit jemi pa dallim Ferdinand – me thoshte. Dhe ne pikun e ngarkeses kur zhvillimet politike kulmonin, kurre nuk ndjeva tek Ai qe per Zotin te mos flitej, qe te mos kishe hapesire e s’mund te flisja per ngjarjet, eventet e gjithe besimeve. Nuk mund te mos kujtoj bashkebisedimet me te, per te gjithe besimet, interesimin e tij per cdo besim, per cdo feste e ngjarje te secilit komunitet. Kishte dhe ndjente kenaqesi qe dhe ne ekranin e News 24 percillja ballance, harmoni e tolerance. Per cdo ngjarje gjithmone me thoshte dhe me kujtonte historine e besimeve, prejardhjen e tyre.

-Me dashuri dhe shaka gjithmone sa here qe telefonoja per ta informuar do te pergjigjej: Dashka te flase Zoti, hajde fol sa te duash per te.
-Permes kesaj dashurie te madhe Miku im Kasem, jo vetem ishte me i gjendur por me inkurajonte te sillja ne ekran gjithe dashurine dhe te barinjeve te Zotit per te cilin flisnim. Njerezit e Zotit i quante, shenjtore.
-Dashurine per Zotin, per gjithe besimet, e percolli jo vetem ne ekranin e News 24 por dhe ne ekranin e ri Fax News qe themeloi.
-Pervoja e dashurise per pasqyrimin e besimeve ne ekran qe u promovua fuqimisht ne ate ekran, u be rruge dhe pervoje dhe per ekrane te tjere qe sot percjellin dhe jeten e besimitareve, te eventeve dhe ngjarjeve te tyre.
Miku im Kasem, do te kujtoj gjithmone me veneracionin me te madh sa here qe do te flas per besimet ne ekranet e News 24 apo Fax News-it ku ti kontribuove aq shume.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb