Analisti i njohur Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se dosja 184 e përgjimeve të Dibrës tregon qartazi përfshirjen e një rrjeti kriminal në vjedhjen e votës.

Lubonja u shpreh se përgjimet treguan se rrjeti drejtohet pikërisht nga kryeministri i vendit. Ai shtoi se Shqipëria fatkeqësisht vazhdon që të drejtohet nga bandat, kurse nënvizoi se Prokuroria ka vendosur të bëhet pjesë e sistemit kriminal.

“Dosja u hoq nga Krimet e Rënda dhe u dërgua atyre dy emrave që thoni ju, me argumentin se nuk është krim i rëndë, s’ka rrjet të organizuar. Pra u minimizua si krim, ku aty ke të përfshirë kryeministër. Ti ke kryeministrin që vjedh votën dhe rrjet kriminal që vjedh votën.

Këtu dal te ajo që pse të besoj te SPAK, kur unë s’besoj as te Prokuroria që të hetojë partitë-banda. Siç thoshte dikur Sali Berisha, fle mbi dosje. Pse kanë në dorë vendin bandat po ikin shqiptarët. Prokuroria është pjesë e sistemit. Prokuroria tregon se ka mbyllur gojën dhe mbajnë fasadën, gënjeshtrën e madhe. Këtu nuk ka asnjë vullnet për të parë veten në pasqyrë”, tha Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb