Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka ngritur problematikën e mbulimit të internetit në vend.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai thotë se shërbimi i telefonisë mobile duhet të mbulojë me internet përmes rrjetit 4G të gjithë zonat e Shqipërisë, por ky shërbim sipas ish-deputetit ofrohet vetëm në zonat urbanë.

Ndër të tjera ai thotë se për shkak të politikave të gabuara dhe mungesës së investimeve, Shqipëria jo vetëm që nuk ka mbulim cilësor me shërbim interneti, por ka mungesa në mbulimin me sinjal telefonik.

Postimi i plotë i ish-deputetit:

Shërbimi telefonisë mobile dhe interneti me bandë të gjerë duhet të mbulojnë të gjithë vendin përmes 4G, por kjo është e vërtetë vetëm për zonat urbane.
As në akset kombëtare në mes të vendit nuk po garantohet më shërbimi.
Sot për shkak të politikave të gabuara dhe mungesës së investimeve Shqipëria jo vetëm nuk ka mbulim cilësor me shërbim interneti por ka dhe mungesa në mbulimin me sinjal telefonik. Një hendek i madh dixhital është krijuar midis zonave në Shqipëri.
E ardhmja është teknologjia dhe shërbimi i internetit është jetik për zhvillimin.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri me vizion që mendon për të ardhmen.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë vizionin e duhur për ta përgatitur Shqipërinë për sfidat e epokës dixhitale.
Në 25 Prill Fit❤️n Shqipëria!

149560508 3602527036535344 1758187873741786603 O
149560508 3602527036535344 1758187873741786603 O

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb