Qendra e Sigurisë per Europen Juglindore (SESC) e drejtuar nga Fatmir Mediu, kryetar i PR dhe “ExportUSA New York Corp.” në bashkëpunim me Grupet e Konservatoreve dhe Partise Popullore ne Paramentin Europian organizuan nje Forum per rrjetin 5G dhe problemet e sigurise.

I ftuar specialë ne kete forum ishte Gjenerali James Jones, [ish Komandanti Suprem i NATO-s – Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA] si dhe President I Keshillit te Atlantikut, Kongresmeni Robert Aderholt [U.S. Kongresi], dhe Gjeneral Major Robert E. Wheeler keshilltar I Selretarit Amerikan te Brojthes: Lucas Mandl Deputet i Parlamentit Europian,njekohesisht dhe Nënkryetari i Komitetit të Sigurisë, Richard MIlson Drejtori Ekzekutiv i partive konservatore, Tim Brauckmuller Specialist për teknologjinë dhe dixhitalizimin nga Gjermania

“Rrjetet 5G ka nje rendesi te jashtezakonshme – theksoj Gjenerali Jones. Ku rrjet do jete revolucioni I 4 ne hostorine tone me ndryshime te jashtezakonshme ne zhvillimin ekonomik dhe menyren tone te jeteses. Prandaj rrjeti 5G dhe siguria e tij eshte paresore per sigurine kombetare dhe per privatesine e qytetareve tane.

Bota po behet bipolare ku Amerika do jete poli I vendeve demokratike dhe Kina poli I vendeve autoritare qe perdorin dhe kontrollojne ekonomine dhe kontrollojne jeten e njerezve per qellime pushteti. Kompanite kineze si Huawei nuk garantojne as transparence dhe as siguri.”

“Siguria nuk është në shitje-vuri ne dukje ish Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu- eshte koha, për të vepruar se bashku si vende anetare te NATOs per te garantuar nje rrjet 5G.

Kordinimi dhe forcimi I mardhenieve transatlantik eshte me rendesi te vecante per vendet demokratike BE dhe SHBA sidomos ne kete situate te COVID ku vihen re tendenca te izolimit dhe populizmit.
Ai theksoj se Samsungu eshte nje kompani qe garanton nje rrjet 5G te sigurte ne raport me Huawei qe eshte provuar tashme qe eshte nen kontrollin dhe sherbimin e interesave gjeopilitke te Kinnes. Shqiperia ka rene dakort me SHBA te nenshkruajne nje memorandum bashkepunimi per implemntimin e rrjetit 5G.

“5G do të jetë një element thelbësor për të ardhmen e ekonomive tona, sektorin publik dhe privat, kjo është arsyeja pse Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane, kanë miratuar ligje për të pasur kompani që nuk do të dëmtojnë sigurinë tonë. Duket se edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po miratojnë ligje që nuk do të lejojnë transferimin e teknologjive në kompanitë që kontrollohen nga qeveritë autoritare dhe jo transparente siç është Huawei nga Kina ”-theksoj Kongresmeni Robert Aderholt”

“Si mund të zhvilloni trafikun e duhur për rrugën nëse nuk e dini si do të jetë rruga dhe ku po shkon? Lidhjet e pretenduara dhe aktuale midis Huawei dhe Shtetit Kinez dhe pemetrimit të mundshm në rrjetet tona është një rrezik real. Në Evropë ende po diskutohet se cilat teknologji mund të përdoren për ndërtimin e infrastruktures 5G dhe perfshirja e Huaweit do jete nje kercenim per sigurine e vendeve te BE dhe NATOs. Ne kemi nevojë për investime masive në kërkime dhe zhvillim dhe shteti duhet të mbeshtesin dhe financojne keto investime “. tha Gjeneral Major Robert E. Wheeler

Për më tepër, Richard Milsom ,Drejtori Ekzekutiv i Partive Konservatore ne PE [ ECR] nga Britania, Lukas Mandl – eurodeputetiv nga Austria ,Nënkryetari i Nënkomisionit për Siguri dhe Mbrojtje,, dhe Tim Brauckmüller, Nga Gjermania ndanë perspektivat e tyre, duke stimuluar një debat proaktiv mbi Sfidat më të ngutshme të lidhura me Rrjetin 5G, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë që po fiton Teknologjia 5G, dhe cilat janë përfitimet, si dhe rreziqet, si për industritë ashtu edhe për përdoruesit.

“Eshte një garë ku është thelbësore që shoqëritë të cilat vlerësojnë privatësinë, të drejtat individuale dhe sovranitetin ruajtjen dhe sigurine e pavarësisë së tyre te percaktojne qarte drejtimin e tyre në konkurrencën ndërkombëtare që shfaqet midis SH.B.A. dhe Kinës” -pohoi gjenerali James Jones.

“Implikimet për një lidhje më të fortë të tregtisë BE-SH.B.A. janë të mëdha. Tregtia, për shekuj, ka qenë një çështje e kuotave dhe tarifave. Tani zhvillimi i teknologjisë solli një shtresë të re në kompleksitetin e tregtisë. Kjo nuk është vetëm çështje tarifash që natyrisht ndikojnë në çmime dhe kuota. U bë çështje e sigurisë kombëtare. 5G Teknologjia është në thelb të kësaj çështje ” tha Lucio Miranda

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb