Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar me iniciale H. M. pasi u kap në automjetin e tij me lëndë narkotike kanabs të ndarë në doza dhe gati për shitjedhe një sasi e majme parash prej 435 000 lekësh të rinj.

Pas kontrollit në banesën e tij nga autoritetet u gjetën edhe pajisje për prodhimin e paligjshëm kriptomonedhave , një laptop dhe 2 celularë të cilët më pas u sekuestruan.

Sakaq, vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”.

Operacioni, i zhvilluar nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë “C” të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Qarkullonte me automjet, me lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje dhe mbante në banesë, pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Të arrestuarit iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb