Sa më shumë njerëzit shprehin pakënaqësi rreth faktit se VIP-at prindër puthin në buzë fëmijët e tyre, aq më shumë këta të fundit vijon ta bëjnë këtë gjë e madje e publikojnë edhe në rrjetet sociale.

Kështu ka bërë së fundmi balerini i njohur Ilir Shaqiri, i cili ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka takuar të bijën Emily. Fituesi i “Big Brother VIP” ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet në makinë me të bijën në momente shumë të ëmbëla baba-vajzë, ku shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Edhe këtë herë videoja ka shkaktuar shumë polemika dhe rrjeti është ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë kritikët që kanë nxituar ta quajnë ‘të papërshtatshme’, ‘të gabuar’ dhe ‘të çuditshme’ dhe të tjerë që e shohin si një formë shfaqjeje dashurie atërore të këndshme. “Po ku ka si perqafimi e puthja e fëmijës o njerëz që çdo gjë ju duket e keqe?”-shkruan dikush.

Kujtojmë se kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Iliri u surprizua nga e bija. Edhe asokohe ata shkëmbyen një puthje në buzë, duke nxitur shumë kritika në rrjetet sociale. Mirëpo, duket se balerini nuk është ndikuar aspak dhe u është përgjigjur përmes një video tjetër duke puthur të bijën.

Kjo nuk është hera e parë që personazhet shqiptare dhe të huaja kritikohen për këtë gjë. Përmendim këtu ish-futbollistin e njohur David Beckham që poston shpesh foto duke puthur të bijën Harper, ndonëse është kritikuar shumë.

Në këtë pjesë edhe ekspertët janë të ndarë. Disa argumentojnë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt teksa të tjerë thonë se kjo është e panevojshme sepse fëmijët mund të fillojnë të puthin njerëz të tjerë në buzë, duke menduar se kështu e shprehin simpatinë që kanë për ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb