Fillimisht Franca, më pas Argjentina. Fillimisht Mbappe, më pas Lionel Mesi. Mbrëmja e së shtunës ishte një mbrëmje yjesh, Mbappe dhe Leo Messi nxorën nga repertori i tyre disa perla duke udhëhequr përfaqësueset respektive drejt suksesit.

Mbappe realizoi një dopjetë duke shkuar në kuotën e 7 golave në Botëror, në moshën e tij askush nuk ka bërë më mirë, ndan fronin me “mbretin” Pele.

172331765 Cc51db13 846e 4421 Bfb5 1443e944711d
172331765 Cc51db13 846e 4421 Bfb5 1443e944711d

Mbappe kaloi një legjendë si Henry ndërsa përpara tij si golashënuesi më i mirë i përfaqësueses franceze në Botëror qëndron vetëm Just Fontaine ne kuotën e 13 golave.

Messsi
Messsi

Sa i përket Messit, me golin kundër Meksikës kapi Maradona-n në kuotën e 8 golave, pikërisht një ditë pas dy vjetorit të vdekjes së Maradona-s.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy yjet e Argjentinës e kanë arritur këtë shifër në 21 ndeshje. Paraqitja e Mbappe dhe Messi-t ka pushtuar faqet e para të mediave, elozhe pafund për dyshen Mbappe-Messi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: