Deputetë të Maxhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë propozuan që pagat deri në 40 mijë lekë të reja të mos taksohen duke e rritur pragun  nga 30 mijë që është sot. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti thotë se kjo nismë shkon në linjë me parimin që kush paguhet më pak taksohet më pak dhe kush paguhet më shumë taksohet më shumë.

Duke vlerësuar atë cfarë keni bërë dhe kemi bëë si mazhorancë pra pjesa në linjë me progresivitetin. Kush fiton më pak paguan më pak, duke vlerësuar dhe rritjen e vazhdueshme të pagave të atyre që kanë marrë më pak deri tani dhe  duke marr parasysh faktin që rritjen kanë prekur fashën e cila nuk paguan dhe kanë kaluar në fashë që pagujanë.Ne do duhet ta  rishikojmë këtë duke propozuar që fasha për të cilën fillon tatimi mbi të ardhurat të jetë 40 mijë lek dhe jo 30 mijë lek sikundër e kemi.” – tha Gjylameti

Duke mos qënë dakort me këtë propozim kreu i financave renditi dhe arsyet.

Unë jam absolutisht kundër që të shikohet dyshemeja, absaolutisht kundër pastaj parlamenti të vendosi si të dojë është gabim fiskalë.Do të thotë që nqs ju doni në të drejtën tuaj legjitime kush fiton më pak paguan më pak dhe ky që fiton më pak paguan 1.9% ju thoni nqs këtë fashë e nxjerrim fare 9.6 mln nga buxheti i shtetit i kancelojmë dhe përfitokam dhe unë dhe ti. Jo sdo duhet.”– tha Ahmetaj

Për kryetarin e komisionit të ekonomisë Erion Braçe ndryshimet që sjell paketa fiskale 2019 po favorizohen të pasurit dhe deputetët.

Parimi nuk preket pra është progresiviteti ndërkohë që shkallët e progresivitetit në tatimin mbi të ardhurat nga puna ndryshojnë dhe ju po i ndryshoni për të ardhurat nga puna në fashën nga 130 mijë lek deri në 150 mijë lek dhe për të qënë të ndershëm deri në fund padiskutim ky është një favor fiskal ku përfshihemi dhe ne jo duke ndryshuar fashën nga 300 në 400 por vetëm me këtë që keni sjell ju është një favor fiskalë ku përfshihemi edhe ne dhe bashkë me atë punën e dividentiti është një tjetër favor fiscal ku përfshihem edhe një kategori deputetësh përfshirë dhe ata që nuk vijnë fare në parlament.Rrinë atje dhe numërojnë paratë nga mëngjesi deir në darkë.” -u shpreh Brace

‘Fatin’ e këtij propozimi që ministri Ahmetaj e kundërshtoj do ta vendos seanca plenare për buxhetin. Nëse ky ndryshim do të miratohet në parlament në vend do të përfitonin 70 mijë qytetarë të cilët do të merrnin 13 mijë lek më shumë në muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb