RROGOZHINE- Persionet ndaj familjes së tij, terrori, por edhe dhuna fizike, kanë çuar pas hekurave një adoleshent nga Rrogozhina. Burime nga policia bënë me dije se Agim D., 19 vjeç, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij; babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale Një armë zjarri, pushkë, model 56.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: