Mungesa e ujit për vaditjen e tokave bujqësore ka nxjerrë në protestë fermerët e Rrogozhinës. Mbi 30 hektarë perime dhe prodhime të stinës rrezikojnë të thahen vetëm në fshatin Lekaj pasi kanalet janë të thata dhe të papastruara.

Të shqetësuar për mungesën e vëmendjes së institucioneve problem i vaditjes për fermerët nënkupton tharjen e të mbjellave të tyre. Përllogaritjet dhe dëmi financiar është gjithashtu i madh.

Ankesat e tyre të përvitshme kanë rënë në vesh të shurdhër ndërsa cdo vit e më shumë të detyruar nga kushtet, fermerët po i braktisin tokat bujqesore.
“Jemi në pikë të hallit. Aasnjë nuk i ka dëgjuar deri tani ankesat tona dhe plotësuar nevojat. Tani është koha kur vaditen perimet, por si e shikoni këtu s’ka ujë. Ka shumë vite që na i vonojnë. Nëse problem jonë nuk zgjidhet ne jemi të falimentuar”, thotë një fermer.

“Une kam investuar 20 milionë lekë për mbjelljen e perimeve tani. Nëse nuk i vadis bimët e mia do të dal me humbje. Nese une nuk arrij të xjerr paratë që kam investuar pse duhet ta mbjell tokën përsëri. Nëse Bashkia e Rrogozhinës nuk ndërhyn menjëherë për zgjidhjen e problemit tonë ne kemi falimentuar”, shrehet një fermer tjeter.

“Unë nuk i kam kërkuar anjë gjë shtetit, por edhe vaditjen e tokave nuk e bëjmë dot. Çfarë shteti është ky. Ne do të falimentojmë,” thotë një tjetër fermer.

Problemi i vaditjes së tokave bujqësore i mbartur prej vitesh ka ndikuar në uljet e hapësirave të mbjella bujqësore e cila është baza kryesore për ekoniminë e dhjetëra familjeve në Rrogozhinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb