TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka vendosur që të bëjë disa lëvizje drejtuesish. Kështu, në një njoftim për shtyp drejtuar mediave, ku u bë e ditur dhe shkrirja e strukturës që hetonte zyrtarët e lartë, tashmë Llalla vendosi të lëviz drejtuesin e Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Sakaq, në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, i cili është aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit. Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: