TIRANË- Seanca e parashikuar për sot në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohej kërkesa e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, të shkarkuar nga detyra nga qeveria dhe KQZ u shty për më 7 mars për shkak të mungesës së avokatëve të Rroshit. Por deputeti demokrat Arben Ristani bën ironi me këtë ankimim të Rroshit, të cilin e vë përballë kryeministrit Edi Rama.

“Sot në Gjykatën Kushtetuese zhvillohej gjyqi me paditës Elvis, Ervin,…. Roshi, kundër Edvin Ramës, me objekt anulimin e vendimit të këtij të fundit, për shkarkimin e Rroshit. Roshi kundër Ramës.
Pjesëmarrës në gjyq edhe Prokuroria e Republikës për të cilën ende nuk e di se krahun e kujt do mbajë.
Mbetet për ta parë sepse për sot u shty gjyqi se avokati i Rroshit ishte me raport mjekësor. Rroshi thotë kryeministri ka shkel kushtetutën.
KM e shkarkoi se Rroshi është i kriminalizuar. Prokurori është prezent në sallë. Kush do e haje akulloren?”, shkruan Ristani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: