Me një kalendar super të ngjeshur dhe me Botërorin në prag, Kupa e Ligës duket e tepër për pjesën më të madhe të klubeve angleze, sigurisht për “bigët” e ishullit, por në të njëjtën kohë është një shans ideal për lojtar si Broja për të fituar më shumë minuta dhe status në skuadër. Ylli kuqezi zbriti në fushë si titullar në sfidën kundër Man.City, e vlefshme për fazën e 1/16.

Të dy trajnerët kishin bërë shumë ndryshime në formacion, rotacion thuajse i plotë, por ky fakt nuk ndikoi shumë në lojë, në “Etihad” u zhvilloi një 90-minutësh me futboll të hapur dhe raste për gol. Armando Broja u ndez vetëm në start, por me kalimin e minutave filloi të zhdukej në fushë, i pa shërbyer thuajse asnjë herë.

Dy portierët u kthyen në protagonistë absolut deri në minutën e 53-të ku Mahrez me një ekzekutim perfekt kaloi Man.City në avantazh. Pesë minuta më pas ishte Alvarez që dyfishojë shifrat, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Në minutën e 68-të, Broja doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 5:

Mondi
Mondi

“Rrotullohej në fushë, por rrugën e tij nuk e gjeti kurrë. Vetëm një gjuajtje në qiell, asgjë tjetër”.

Pavarësisht eliminimit, trajneri Potter e sheh gotën gjysmë plotë: “Përtej rezultatit zhgënjyes pash një skuadër më kompakte, ashtu siç unë e imagjinoj. E shoh këtë provë si një hap përpara”, theksoi pas ndeshjes trajneri i Chelsea-t.
(Balk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb