Goditja nga rrufeja ka shkaktuar jo pak panik në Cërrik. Mësohet se një rrufe ka goditur një shtyllë të tensionit të mesëm, ndërsa pranë saj kanë qenë duke kaluar disa nxënës, të cilët janë tronditur nga ngjarja.

Banorët i kanë dërguar fëmijët në Qendrën Shëndetësore për t’u siguruar për shëndetin e tyre dhe pas një kontrolli nga mjeku janë larguar në shtëpi. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme të tjera nga ngjarja. Prej ditës së djeshme moti i keq ka përfshirë disa zona në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb