LUSHNJE- Rrufeja ka goditur tufën me bagëti në zonën e Tërbufit, duke bërë që 70 krerë dele të ngordhin dhe shumë të tjera të dëmtohen. Bariu thotë se ka pësuar dëme të mëdha, pasi nga këto bagëti siguron jetesën.

Ai ka mundur të ngrejë një stan në fushën e Myzeqesë, por moti këtë herë nuk e ka favorizuar duke bërë që shkarkimi i rrufesë në stan të shkaktojë zjarrin e për pasojë djegien e bagëtive që ndodheshin në të. Edhe të afërm të tij thonë se dëmi është tejet i madh ku mbi 70 dele dhe qingja janë groposur dhe shumë dele të tjera rrezikojnë të ngordhin.

Nga ana e shërbimeve të Drejtorisë së Bujqësisë Lushnje janë kryer verifikimet e duhura, por del në pah edhe ana e errët e bujqësisë shqiptare, ku edhe pse fermerët janë të regjistruar, asnjë prej tyre nuk siguron bagëtitë, për t’ju paraprirë fatkeqësive natyrore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: