Holanda e Kroacia kanë marrë fitore me vlera në kualifikueset që të çojnë në botërorin e Katar 2022.

Tulipanët nuk kanë falur Malin e Zi duke e mposhtur 4-0. Depay shkëlqen jo vetëm me Barcelonën ndërsa shënoi 2 gola në Eindhoven.

Kroacia gjithashtu ka fituar në limite përballë Sllovakisë. Goli i Brozoviç në të 86-tën i dhuroi 3 pikë ballkanasve.

Franca nga ana tjetër vijon krizën e rezultateve ndërsa barazuan 1-1 në Ukrainë. Ishin vendasit që kaluan në avantazh me një supergol Shaparenko, por në pjesën e dytë Martial barazoi shifrat. Për sulmuesin ishte goli i parë në karrierë me francezët.

Fitore arritën edhe Rusia, Turqia, Finlanda, Serbia, Danimarka, Sllovenia, Izraeli apo Skocia që janë ende në garë për një vend në botëror.

Nuk mbetet pas as Norvegjia me Haaland që nuk ndalet së shënuari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb