Shpresat e Serie A për t’u kthyer në fushë janë sfumuar ndjeshëm pas 11 rasteve pozitive që rezultuan në testet e para masive të skuadrave. Ky fakt i dha kuota qeverisë italiane, gjithmonë skeptike për rinisjen e kampionatit.

Exbqerxx0aubknk
Exbqerxx0aubknk

Kjo konfirmohet edhe nga deklaratat e fundit të ministrit të sporteve, Vincenzo Spadafora. Ai nuk tërhiqet nga ideja e tij se futbolli mund të kthehet vetëm në siguri të plotë, por gjithsesi vendos një afat se kur do të merret vendimi. “Para 18 majit do të dimë ecurinë e përhapjes së virusit pas nisjes së Fazës 2 të rihapjes. Pastaj do të vendosim”, ka thënë ministri italian. Ndërkohë, skuadrat e Serie A kanë nisur stërvitjet individuale dhe shpresojnë që seancat të zhvillohen në grupe pas datës 18 maj.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb