Goglat dhurojnë spektakël në Champions League. Shorti u tregua i “pamëshirshëm’ duke sjellë për tifozët në të gjithë botën finale të parakohshme që në fazën çerekfinale. Një vit më parë, Bayern Munich-PSG diskutuan ndërmjet tyre finale e madhe, me gjermanët që triumfuan në fund, ndërsa këtë edicion goglat e sollën në këtë fazë të Champions League. Një tjetër përballje fantastike mund të konsiderohet ajo ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool, dy ekipe që nuk janë në formën e tyre më të mirë, por në Champions duken të transformuar. Për të kuqtë e Liverpool është mbase mungesa e vetme për të shpëtuar sezonin. Një prej favoritëve të këtij edicioni, Man.City do të përballet me B.Dortmund, një “klasike” për Pep Guardiolën. Sfida tjetër që kompleton këtë fazë është Porto-Chelsea, një short me fat për blutë londinez që “peshkojnë” rivalin më të lehtë në letër.

Gjysmefinalet
Gjysmefinalet

Në Nion u përcaktua edhe rrugëtimi i tetë ekipeve deri në finalen e madhe të Stambollit. Faza gjysmëfinale rezervon gjithashtu përballje të mëdha, teksa fituesi i çiftit Bayern Munich-PSG do të luaj kundër fituesit të çiftit Man.City-B.Dortmund. Goglat përcaktuan se fituesi i çiftit Real Madrid-Liverpool do të përballet me fituesin e çiftit Porto-Chelsea. Për herë të parë pas 16 vitesh në këtë fazë të Champions League nuk marrin pjesë njëkohësisht dy yjet e futbollit botëror, C.Ronaldo dhe Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb