Goglat e shortit të Conference League i ka zbuluar ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala. Roma e Marash Kumbullës do të përballet me holandezët e Vitesses.

Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.

MARSEJË – BAZEL

LEISTËR – REN

PAOK – GENT

VITESHE – ROMA 

PSV – KOPENHAGEN

SLAVIA PRAGA – LASK LINZ

BODO/GLIMT – AZ ALKMAR

PARTIZAN BEOGRAD – FEJNORD

Lala, në një prononcim të shkurtër përpara nisjes së shortit, u shpreh i lumtur që një finale europiane do të luhet në Tiranë, duke e konsideruar si një nga eventet më të madha të organizuara në vendin tone, ndërsa foli edhe për rëndësinë e kompeticionit dhe ekipet që e kanë impresionuar më shumë. “Është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur e mezi po presim që të zhvillohet ky event në Tiranë”.

Rëndësia e këtij kompeticioni? – Është i rëndësishëm për klubet e tjera që të kenë një shans për të fituar Conference League dhe mendoj se është një shans i drejtë për klubet e vogla.

Ekipet që më impresionojnë? – Mendoj se kemi ekipe të mëdha. Roma, Leicester, Marseille. Ndoshta njëra prej tyre do të shkojë në Tiranë. Kështu shpresoj.

Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb