Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata Çupi, i ka drejtuar një pyetje Ministres së Financave në lidhje me taksën 4 Euro për “Rrugën e Arbrit”

“Kryeministri deklaroi se “Rruga e Arbrit” inaugurohet brenda vitit 2021, por ka të dhëna se do të vendoset një tarifë 4 euro për 1 kalim për dibranët dhe qytetarët që do të kalojnë në “Rrugën e Arbrit”. Qytetari do të paguajë 4 euro të vijë në Tiranë dhe 4 euro të shkojë në Dibër, ndërkohë që flasim për qarkun më të varfër të Shqipërisë. Është parashikuar në buxhetin 2022 kjo taksë që u vendoset dibranëve?”, ishte pyetja të cilën e shtroi deputetja Çupi.

Ministrja e Financave nuk e mohoi këtë informacion të deputetes së Matit, Dhurata Çupi, duke u përgjigjur vetëm për pagesën standard të koncesioanrit, por pa saktësuar, nëse kontrata me të përfshin edhe pagesën 4 euro për 1 kalim.

Delina Ibrahimaj: Për këtë kërkesë nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht. Ky është një koncesion PPP, kemi parashikuar pagesën e këtij koncesioni në bazë të dokumentacionit që kemi aktualisht në dispozicion dhe kontratës konçesionare.

Dhurata Çupi: Kontrata konçesionare parashikon tarifën 4 euro?

Delina Ibrahimaj: Unë e ktheva përgjigjen time.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: