Një ditë pas rinisjes së pagesës në Rrugën e Kombit, ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri u shpreh  se çdo gjë po shkon normalisht dhe pa asnjë problem.

“Në Kukës është mirëpritur marrëveshja e arritur me qeverinë”, tha Gjiknuri, afro 7 muaj pasi banorët e zonës i vunë flakën sporteleve.

Duke folur në komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se në Shqipëri kurrë nuk është trajtuar çështja e mirëmbajtjes së rrugëve, por vetëm ndërtimi i tyre.

“Duhen 50 mln euro për rrugët. Në të ardhmen në Shqipëri, përdoruesit duhet të ndërmarrin më shumë angazhime se është në dobi të tyre,” u shpreh ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb