Pasi publikoi fotot nga transformimi në qendër të Fierit, kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti përfundojnë punimet në 7 urat e Rrugës së Kombit.

Sërish përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se urat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve, ndërhyrje e cila sipas kreut të qeverisë do t’i japë zgjidhje trafikut të makinave që krijohej në këto nyje, si dhe do të evitojë aksidentet e vazhdueshme.

“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb