TIRANE- Kuvendi miratoi të enjten me 99 vota ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet palës shqiptare dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës”.

Projekti, i financuar me një fond prej 40 milionë USD, parashikon që rikonstruksioni i rrugës të krijojë një korridor të ri, më i sigurtë dhe lehtësisht më i përshkueshëm se rruga ekzistuese që lidh Qarkun e Vlorës me jugun dhe veçanërisht me bregdetin jonian.

Nga ana tjetër, ndërhyrja e propozuar është gjithashtu një projekt i zhvillimit rural, shumë i rëndësishëm, për komunitetin e Lumit të Vlorës nëpërmjet përmirësimit të aksesit tek shërbimet për banorët e 60 fshatrave, reduktimit të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve, si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizmit.

Me 98 vota pro u miratuan ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, nismë e një grupi deputetësh, që synon kalimin e pronësisë së pyjeve nga ministria tek bashkitë, si dhe krijimin e bazës ligjore që ato të ngrenë strukturat përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve.

Ndërsa me 97 vota u miratuan ndryshimet në ligjin ‘për fondin kullosor’, që gjithashtu parashikon kalimin e pronësisë së kullotave nga ministria tek bashkitë, si dhe krijimin e bazës ligjore që bashkitë të ngrenë strukturat përgjegjëse për menaxhimin e kullotave.

Me 75 vota pro dhe 22 vota kunder deputetet miratuna rezoluten per veprimtarine vjetore te ILDKP, ndersa me 97 vota u miratua rezoluta per veprimtarine e Institutit te Studimeve per Krimet e Komunizmit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: