VLORE- Të shkosh në plazh normalisht është një veprim relaksues, por të zgjedhësh për këtë Zvërnecin apo Plazhin e Vjetër, është një sfidë e vërtetë. Shkak është rruga e cila deri në afërsi të ish-kabinave është tejet e amortizuar dhe automjetet e pushuesve apo banorëve të zonës hasin vështirësi të mëdha për të kaluar në të. Kjo ka frenuar ndjeshëm turizmin edhe pse rëra kurative e zonës është ndër më të preferuarat.

Turistët dh banorët e zonës ankohen se kalimi në këtë aks i ka dëmtuar automjetet dhe për këtë arsye shumë e evitojnë frekuentimin e plazheve pikërisht për arsye të rrugës.

Sipas banorëve për vite me radhë në këtë segment rrugor nuk është bërë asnjë investim. Ata apelojnë për ndryshim të situatës, pasi në të kundërt kjo zonë do të braktiset plotësisht nga pushuesit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: