Rusia ia refuzoi vizën senatorit amerikan, Ron Johnson, i cili do të udhëtonte në këtë vend në kuadër të një delegacioni kongresistësh.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e tij për informim.

Si kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Johnson planifikoi të takonte zyrtarë të Qeverisë ruse, përfaqësues të bizneseve amerikane, organizata të shoqërisë civile e të tjerë.

Njoftimi nuk e saktëson se për kur ishte planifikuar vizita.

Në të kaluarën, Johnson është shpreur kritik ndaj Rusisë, duke thënë, mes tjerash, se ajo “po merr një kthesë të errët” nën udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Në njoftimin për refuzimin e vizës, Johnson tha se “rruga që Vladimir Putin ka zgjedhur për Rusinë është një tragjedi me përmasa historike”.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka nisur mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Moska, megjithatë, e mohon përfshirjen në konfliktin në Ukrainë, ku mbi 13,000 njerëz janë vrarë qysh në prill të vitit 2014./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb