E PËRDITËSUAR – Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kontratën për rrugën Milot – Balldren.  Miratimi i kontratës të kësaj rruge është bërë vetëm më votat e maxhorancës. Opozita ka votuar kundër miratimit të kësaj kontrata.

Opozita ka kritikuar shpesh qeverinë e vendit se po vjedh në rrugën Milot – Balldren dhe në të tjera akse nacionale të dhëna me koncesion.

11:00 – Në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet në këto momente pr.ligji për kontratën e PPP Milot-Balldren, e konsideruar edhe si “rruga prej floriri”, pasi referuar projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Pikërisht për të sqaruar se çfarë po ndodh me këtë koncesion, që kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi llogari për të qaruaar atë që cilësoi si “tymnajë” që po hidhet për koston e ndërtimit të kësaj rruge.

“Kostot, ka një tymnajë të padrejtë rreth kostove të investimet dhe projektit. A janë këto çmime në përputhje të plotë me manualet që përdor qeveria për investime publike? A keni mundësi të na bëni një krahasim me një urë të ngjajshme në rajon si kjo e Matit, dhe kostos së një km vepër të rrugës me një km të një rruge në vende të tjera të rajonit’,- pyeti ai.

Më herët, si përfaqësues i ministrisë, Artan Shkreli tregoi se projekti në fjalë përfshin ndërtimin e një tuneli “850 metra, i gjithi në zemër të malit, është Ura e Matit 620 metra, 223 ajo e Drinit, 10 km rrugë dytësore. Do jetë e kategorisë A, pra më e larta si standard. Ka dy korsi dhe një emergjence, 2,5 metra bankinë të asfaltuar jashtë korsisë së emergjencës”,- tha ai.

Më tej, Shkreli shtoi se duhet marrë parasysh fakti që e gjithë rruga do të ndërtohet në një zonë me kushte gjeologjike jo shumë të favorshme prandaj edhe duhen bërë studime e duhen marrë të gjitha masat e nevojshme nga firma.

“Koncesioni po jepet për projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje. Oferta totale fillestare ishte 217 mln e 18 mijë e 500 euro, ndërsa në përfundim shkon mbi 300 milion euro pasi u përfshi edhe mirëmbajtja”,- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb